Ka përfunduar më shpejt nga sa ishte parashikuar aventura e Diego Maradona në pankinën e Gimnasia La Plata. Pasi u kthye me shumë bujë në futbollin argjentinas, “Pibe D’Or” është larguar nga drejtimi i skuadrës pas vetëm tetë ndeshjesh. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit, Gabriel Pellegrino, I cili ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi nga ana e trajnerit.

58b430e17ab5beb35f8dd9c4fd887ed4
58b430e17ab5beb35f8dd9c4fd887ed4

Një lëvizje në stilin “Maradona”. Kështu duket në pamje të parë, por në të vërtetë shkaku lidhet pikërisht me presidentin, i cili ka vendosur të mos kandidojë më për postin më të lartë të klubit. Në këtë mënyrë, Maradona ka mbajtur premtimin se ai do të largohej, nëse president nuk do të ishte Pellegrino. Diego Armando Maradona mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë, por edhe ai nuk ndryshoi situatën, pasi me të në pankinë Gimnasia La Plata regjistroi 5 humbje dhe vetëm 3 fitore.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb