Fillimisht e pritën me ofendime në Meksikë, por tani legjenda e futbollit të Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka treguar klasin edhe si trajner.

Pak ditë pas zyrtarizmit si trajner tek ekipi i Dorados Di Sinaloa, ai ka fituar në ndeshjen e parë debutuese në shifrat e thella 4-1 ndaj skuadrës së Tapaçulas. Sulmuesi Angulo arriti të shënojë 3 gola duke dhuruar spektakël, tregues ky që afirmon argjentinasin edhe si trajner në Meksikë.

Golat dhe festa e Maradonës ka mahnitur të pranishmit, ndërsa mediat i kanë kushtuar hapësirë të madhe momenteve të “shpërthimit” të legjendës së Argjentinës.

Media më e madhe në Meksikë, ditë më parë përmes një artikulli e cilësoi Maradonën si të paaftë, duke e shtuar se ardhja e tij në Meksikë , është një tallje që iu bëhet trajnerëve vendas.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb