Legjenda Diego Armando Maradona nuk i ka kursyer sërish kritikat në adresë të kapitenit të kombëtares së Argjentinës, Sergio Ramos. Edhe pak ditë më parë, ai pat thënë se mbrojtësi i Realit dhe kombëtares spanjolle nuk mund të jetë lider, gjë që e ka konfirmuar sërish sot.

“Nëse Ramos ka mbetur i fyer nga deklarata ime, i kërkoj ndjesë”, tha Maradona. Më tej, argjentinasi tha: “Pavarësisht kësaj, ideja ime për të nuk ndryshon. E pranoj që është një lojtar i mirë, por jo një lider.

Ai mund të bëhet i tillë, por për momentin nuk është ende lider. Për mua nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit, pasi unë vazhdoj t’i them lirshëm idetë dhe mendimet e mia”, deklaroi Diego Armando Maradona.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: