Futbollistët e tjerë të Realit e kishin bërë me kohë, por vetëm sot, Marcelo i është bashkuar shokëve të skuadrës të cilët i kanë thënë lamtumirë Ronaldos.

Dhe sigurisht nuk kishte si të mos ishte unike ajo çfarë ka shkruar Marcelo, shoku më i ngushtë i Ronaldos te Real Madrid. Më poshtë i gjithë mesazhi i lamtumirës i dedikuar portugezit që zgjodhi Juventusin për një aventurë të re.

“Kush do ta mendonte këtë Cris! Është koha që të them lamtumirë! Betohem që nuk e kam menduar që do të vijë kjo ditë! Por asgjë në këtë jetë nuk zgjat përgjithmonë, unë shpresoj që ju do të jeni i lumtur në klubin e ri.

Kam qenë gati 10 vite pranë teje, 10 vite kënaqësi, futboll i mirë, fitore dhe humbje! Kam mësuar shumë nga ti, dedikimi yt është gjëja më e çuditshme që mund ta ketë një sportist.

Do të më mungojnë bisedat tona para ndeshjeve. Unë jam krenar që kam luajtur me ty. Kur unë do të ndalem se luajturi futboll do të ulem në bar ku do ta marr një birrë dhe do të tregoj historitë tona,”-mbyll Marcelo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb