Marcelo te Juventus është thjeshtë çështje detajesh. Takimi i fundit ndërmjet lojtarit dhe drejtuesve të Real Madrid, i pranishëm edhe vetë presidenti Florentino Perez, ka sjellë atë përfundim që të gjithë e prisnin. Marcelo është i lirë në fund të sezonit të largohet nga Real Madrid, Perez ka vendosur dhe çmimin e lamtumirës: 45 milion euro kesh plus 12 të tjera në formë bonusesh në varësi të rendimentit të brazilianit.

Marcelo
Marcelo

Sipas “Don Balon”, Juventus është dakord me kushtet e vendosura nga Reali, mbetet vetëm që palët të ulen për të firmosur kontratën. I vetmi detaj që shqetëson Marcelon por dhe Juven, ka të bëjë me faktin që braziliani pritet të luaj gjithnjë e më pak deri në fund të sezonit. Transferimi i Marcelos te Juve ka një efekt domino, i sakrifikuari i parë pritet të jetë Alex Sandro, i cili dhe pse sapo ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë është i detyruar të largohet, vështirë të mendosh se do të pranojë stolin, aq më tepër që ofertat për të nuk mungojnë. Man.United është i gatshëm të investojë 60 milion euro për anësorin.

Zidane
Zidane

Efekti i dytë sipas “Don Balon” ka të bëjë më faktin se sezonin e ardhshëm, Marcelo pritet të stërvitet nga trajneri që aq shumë e pëlqen, Zinedine Zidane, çdo lëvizje e Zonjës së Vjetër nga këtu e deri në përfundim të sezonit do të jetë me bekimin e Zidane, i cili pritet të marrë vendin e Max Allegrit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb