Në kampin e Real Madrid akoma nuk janë shuar diskutimet pas deklaratës së dyshimtë të C.Ronaldos në lidhje me të ardhmen e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Real Madrid.

Portugezi pas triumfit në Ligën e Kampionëve la të hapur mundësin për largim nga Santiago Bernabeu.
Për largimin e mundshëm të Ronaldos nga Reali ka folur edhe zëvendës kapiteni Marcelo.

Mbrojtësi i majtë ka thënë se Ronaldo nuk është pronar i Realit dhe se të gjithë duan qëndrimin e tij.

“Ronaldo nuk është pronar i Realit. Nëse presidenti ka vendosur ta transferojë një futbollist do ta bëjë atë”.

Tutje Marcelo foli edhe për bashkëkombësin e tij Neymar i cili po flitet se do t’i bashkohet Realit.

“Ronaldo nuk ka pse të largohet për t’i liruar vendin Neymarit. Të gjithë në klub duam qëndrimin e Ronaldos por edhe ardhjen e Neymarit

Krejt në fund Marcelo ka thënë se një ditë Neymari do ta vesh fanellën e Realit.

“Neymar e ka derën hapur për tu transferuar në Bernabeu. Reali është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe Neymar një ditë do të luaj këtu por nuk e di se kur”, ka përfunduar Marcelo.

Sipas mediave franceze, braziliani Neymar nuk është i lumtur në PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi francez për t’iu bashkuar një klubi tjetër europian. Nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet tek Barcelona aty ku fitoi shumë trofe me ekipin katalanas por që i mungoi trofeu i Topit të Artë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: