Fitorja e Real Madridit mbrëmjen e djeshme kundër Viktoria Plzen ishte disi e vuajtur, duke marrë në konsideratë krahasimin e talenteve në të dyja ekipet.

Skuadra spanjolle arriti të fitojë në shifrat 2-1 me golat e Karim Benzema dhe Marcelos. Braziliani pas ndeshjes nuk u kursye aspak edhe ndaj gazetarëve, të cilët i etiketoi si “ziliqarë” që duan të lëndojnë skuadrën e “Los Blancos”.

“Është e vështirë kur nuk fitoni, por ju flisni për krizë, sikur ju doni ta lëndoni këtë skuadër. Të gjithë gazetarët përpiqen të na lëndojnë, ndoshta kanë zili, sepse nuk dini si të luajnë futboll”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: