Për disa ditë me radhë mediat ndërkombëtare po raportojnë se Juventus kërkon të transferojë një tjetër ‘yll’ nga Real Madrid përveç Cristiano Ronaldos.

Bëhet fjalë për brazilianin Marcelo, i cili vlerëspohet 60 mln euro. Sigurisht që për ta transferuar ‘zonjës së vjetër’ i duhet të shesë fillimisht, por kjo nuk është arsyeja kryesore.

Ajo që e komplikon marrëveshjen është rroga e lartë e 29-vjeçarit, 11.7 mln euro në sezon.

Tani që Ronaldo ka kaluar tek bardhezinjtë, braziliani është bërë lojtari i dytë më i paguar i “Los Blancos”, pas Gareth Bale (15 milionë).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb