Enzo Maresca i ka idetë e qarta. Lojtarët që nuk po stërviten me grupin, pjesë e së cilëve është edhe sulmuesi i kombëtares tonë Armando Broja, ose duhet të gjejnë një destinacion të ri për të vijuar karrierën e tyre, ose do të duhet të qëndrojnë jashtë fushave të blerta për gjatë gjithë sezonit. Numri shumë i lartë i futbollistëve në skuadër, ka detyruar stafin teknik të Çelsit që disa lojtarë, të tillë si Rahem Stërling, Ben Çiluell, Trevoh Kalobah dhe Armando Broja, të mos jenë më pjesë e projektit të sezonit të ri, që sapo ka nisur.

“Të gjithë lojtarët që në këtë moment janë duke u stërvitur të ndarë nga pjesa e ekipit nuk do të kenë asnjë minutë në rast se qëndrojnë”, tha ai.

.Nëse sulmuesi i Kombëtares shqiptare dëshiron të ketë minuta këtë sezon duhet të gjejë një ekip të ri për tu huazuar ose transferuar njëherë e mire, pasi ndryshe rrezikon vërtet shumë, një vit inaktivitet sportive, gjë e cila do të kishte pasoja negative në karrierën e  vetë Brojës, por mbi të gjitha edhe tek ekipi ynë kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: