Në një pikë të sezonit, pas 5 fitoreve radhazi, në Angli e shihnin Chelsea-n si ekipi i vetëm anti-Liverpool, por i vetmi që e shihte ndryshe ishte trajneri Enzo Maresca i cili në asnjë moment nuk fliste për titull, i vetëdijshëm se ekipi i tij nuk ishte ende gati. Koha i dha të drejtë teknikut italian pasi blutë e kanë të vështirë të mbajnë ritmin e të kuqeve.

Chelsea pësoi një tjetër humbje, e dyta në tre ndeshjet e fundit, por disfata 2-0 përballë Ipswich “djeg” jo pak pasi erdhi kundër një ekipi që lufton për mbijetesë. Chelsea pësoi nga një gol për çdo pjesë duke mbyllur vitin me humbje. Me 35 pikë në 19 javë, blutë e shohin veten në vendin e katërt në Premier League, 10 pikë larg Liverpool-it kryesor, për më tepër kanë dhe një ndeshje më shumë.

Trajneri Ezno Maresca nuk e fshehu zhgënjimin për këtë humbje ndaj Ipswich: “Është turp të pësosh një humbje të tillë pasi ke krijuar kaq shumë, por mbase dëshira e tyre ishte më e madhe, u mbrojtën në çdo formë”, u shpreh Marseca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: