GJERMANI- Ajo ishte vetëm 34 vjeç dhe ndodhej në avionin që u rrëzua në jug të Francës. Këngëtarja e Operas e njohur ndërkombëtarisht, Maria Radner nga Gjermania iku nga kjo jetë duke përqafuar bashkëshortin dhe fëmijën e tyre. Maria ishte në fluturim me këngëtarin Oleg Bryzhak, duke u kthyer nga një udhëtim në Barcelonë.

Këngëtarja e njohur në 2009 filloi karrierën e saj me paraqitjet në Torino, Romë, Milano ku spikati për zërin e saj, Në janar të vitit 2012 ajo debutoi në Operën Metropolitan në Nju Jork dhe në mars interpretoi në La Scala.

Megjithë punën e madhe dhe përkushtimin për skenën, me sa duket fati kishte plane të tjera për të, pasi këtë të martë ajo iku nga kjo jetë me burrin dhe fëmijën e saj në bordin e avionit të linjës ajrore gjermane.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: