Pas rastit Weinstein, i cili akuzohet për ngacmime seksuale, duket se nuk ka yll që nuk ka të fshehur në raftin e tij histori të ngjashme.
E fundit duket se është Mariah Carey, e cila akuzohet nga ish truproja e saj, Michael Anello, për ngacmime seksuale dhe racizëm.

Anello duket se ka hapur edhe një proces gjyqësor ku kërkon një dëmshpërblim 700 mijë euro nga popstari. Truproja tregon se dy vite më parë ishte përgjegjës për sigurinë e Carey. Sipas TMZ Carey duket se ajo e ka poshtëruar vazhdimisht, duke e quajtur nazist, pjesëtar të Ku Klux Klan’, Anellon dhe bashkëpunëtorët e tjerë të bardhë.

Metodat e saj të selektimit personal, thuhet në deklaratën e depozituar nga bodyguard në gjykatën e Los Angeles, kanë qenë gjithmonë diskriminuese në lidhje me të bardhët. Por kjo nuk është e gjitha. Mbretëresha e pop-it akuzohet edhe për mos dhënien e pagesave dhe kontrata të parregullta me punonjësit, përveç ngacmimeve të tipit seksual.

Anello tregon sesi gjatë një transferimi në Californinë e Jugut Carey e kishte thirrur në dhomën e saj, ku këngëtarja ishte e veshur vetëm me të brendshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: