Mariah Carey është kthyer sërish në krahët e Bryan Tanaka, pasi të dy u ndanë disa muaj më parë.

Balerini 33 vjeçar ka arritur ti fitojë sërish zemrën të dashurës së tij dhe ka nga ata që thonë edhe për një martesë mes tyre.

Ajo e kishte akuzuar toyboy-n e saj se ishte xheloz për miqësinë që ylli i pop-it kishte me ish bashkëshortin dhe që bënte shpenzime marramendëse me paratë e saj.

Bryan Tanaka u lidh me Mariah pas ndarjes që ajo pati me James Packer. Këngëtarja ishte në prag të martesës me sipermarrësin Packer, por në tetor të 2016 ajo njoftoi ndarjen me të.

Pop stari ka qenë e martuar me Tommy Mottola nga 1993 deri në 1998 dhe me Nick Cannon nga 2008 deri në 2016.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: