Mariah Carey tha gjatë një interviste se kishte çrregullime bipolare dhe për këtë arsye kishte nisur t’i nënshtrohej një trajtimi.


”Deri më tani kam jetuar duke mohuar faktin, me frikën e vazhdueshme se dikush do ta zbulonte gjendjen time”, u shpreh këngëtarja në një intervistë për revistën ‘People’, e cila i kushtohet personazheve të famshme.


Ajo theksoi se kishte zbuluar se pagjumësia dhe gjendja e saj e irrituar ishin karakteristikat e çrregullimeve bipolare, e quajtur më parë psikozë maniako-depresive.


”Ndihesha mjaft e vetmuar dhe e mërzitur deri në pikën sa ndihesha fajtore se nuk po bëja atë që duhet të bëja në të vërtetë për karrierën time.

Carey pohoi se kishte nisur një trajtim mjekësor dhe se po ndiqte një terapi.

”Rreth 2,8 milionë qytetarë amerikanë në moshë madhore shfaqin shqetësime të tilla çdo vit”, sipas Institutit Federal të Shëndetit Mendor.

Etiketa: