Këngëtarja amerikane, Mariah Carey zhgënjeu me performancën e saj në “Times Square” për Vitin e Ri, që shkaktoi pakënaqësi kryesisht për shkak të jehonave teknike.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Carey tha se ishte zhgënjyer nga performanca disa minuta para se të ndodhte shpërthimi tradicional i topit në sheshin e famshëm njujorkez, ku rreth një milionë persona ishin mbledhur për të festuar hyrjen në vitin e ri.

“Ndonjëherë, ta shpif”, shkruante ajo në “Twitter”, e shoqëruar nga emocione zhgënjyese.

“Një vit të mbarë dhe të shëndetshëm për të gjithë! Ja diçka për të bërë më shumë tituj në vitin 2017”, shton ajo.

Diva amerikane u përball, gjatë shfaqjes në skenë, me shumë probleme teknike, kryesisht një mospërputhje mes muzikës dhe zërit të saj. Ndërsa kur po interpretonte këngën “Emotions”, ajo duket sikur dorëzohet, ndalon së kënduari, me dorën në hije.

Performanca e saj ka shkaktuar shumë humor në rrjetet sociale, madje disa shpreheshin se “2016-ta bëri edhe viktimën e fundit, karrierën e Mariah Carey”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: