Një nga personazhet më të spikatur të “Ferma VIP”, aktorja Mariana Kondi ishte e ftuar në “Vizioni i Pasdites” për të folur rreth eksperiencës së saj në spektaklin më të ndjekur në Shqipëri.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti a e priste gjithë këtë dashuri nga publiku, aktorja tha se është habitur nga komentet pozitive që ka marrë.

Marjana Kondi: Kanë qenë ditë shumë të bukura, kam parë reagimet e njerëzve, kam lexuar komente të mira. E kam shijuar plotësisht, ka qenë një eksperiencë shumë e bukur që mu dha.

Mariana Kondi tregon çfarë i tha burri pasi doli nga “Ferma

Brikena Prifti: E prisje këtë impakt te publiku?

Marjana Kondi: E shikoja që njerëzit më donin dhe më vlerësonin që para se të futesha te Ferma. Por që të më donin kaq shumë, dhe kjo më lumturon pa masë, këtë nuk e dija.

Brikena Prifti: Cilat kanë qenë dilemat?

Marjana Kondi: Mos nxehesha, por ata të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. Unë provokova pak kur hyra, sepse duhen debate në fillim, debatet e bukura. E para ka qenë Gloria, m’u hodh Gloria, por ato janë të reja dhe nuk arrinin ta kuptonin. Të hash bukën të gjithë së bashku në një tavolinë është familje. Ne sot e kemi shumë problem familjen. Aty doja që gocat e reja të mësonin të gatuanin, pastaj të laheshim, të rregullonim rrobat bukur dhe ta hanim drekën bashkë.

Brikena Prifti: A u sheshuan gjërat mes teje dhe Valerit?

Marjana Kondi: Nuk mund ta hajë dot lojën me mua Valeri. Valeri nuk bën lojë, është ashtu siç është. Njeriu shfaq natyrën e vet atje. Valeri është trazavaç, hedh kunja, do të duket. Valeri ka një familje të mrekullueshme. Gjërat janë sheshuar tani.

Brikena Prifti: Çfarë do të kishe bërë ndryshe?

Marjana Kondi: Asgjë. Unë isha Marjana që çohesha herët, shijoja zgjimin në mëngjes, më bënte Valeri kafen, me Florin. Ishim një treshe shumë e bukur. Iknim te stallat, unë nuk dija të punoja shumë aty. Kemi qenë shumë mirë, pastaj filloi Valeri me disa gjëra… aty është ambienti shumë i bukur.

Brikena Prifti: Si e përjetove daljen?

Marjana Kondi: Burri më tha “mos hyr, sepse do depersonalizohesh”. Unë kurrë nuk kam për ta harruar këtë fjalë. Kur dola, e pashë që qeshi dhe tha “të kam parë nga fillimi në fund.” Tha “ishte një format i mirë, një format i ngritur, me një produksion të mirë”. Që në ’81 jemi bashkë. Është sikur jam njohur dje. Dashuria është shumë e bukur. Duhet të jesh pranë, është një hap goxha i guximshëm për mua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: