TIRANE-Prag festivali ‘Marie Kraja’…!!! Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, artistët pjesëmarrës së këtij edicioni kanë nisur të prekin skenën dhe të punojnë me orkestrën. Festivali Ndërkombëtar Operistik, “Marie Kraja” i themeluar 15 vjet shkuar nga Zana Çela, i shndërruar në një traditë që prek Tiranën për çdo vjeshtë e ka kthyer tanimë kryeqytetin e shqiptarëve në stacion të rëndësishëm të muzikës operistike.