Marina Fara ndonëse nuk është artiste, është e famshme jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media. Vajza e këngëtares Eli Fara ka qenë shpesh në vëmendje të opinionit publik sa për jetën private, aq edhe për fotot “hot”.
Marina, emri i vërtet i së cilës është Roxhersa, duket se as këtë herë nuk e ka gjetur dashurinë. “Panorama Plus” zbulon se ajo është ndarë nga i fejuari, me të cilin kishte një lidhje prej gati 3 vitesh. Që nga nisja e marrëdhënies së tyre, kjo është ndarja e dytë.
Vetëm pak muaj më parë, modelja dhe partneri u ribashkuan, duke e tentuar edhe njëherë rindërtimin e asaj çfarë kishin së bashku. Por, duket se ky ribashkim vinte pas një tjetër historie që Marina kishte pasur, duke e “vështirësuar” raportin e tyre.
Kjo marrëdhënie e shkurtër, të cilën vetë Marina e kishte bërë publike, por duke mos ia zbuluar imazhin në rrjetet sociale, ka sjellë fundin përfundimisht të fejesës gati 3-vjeçare. Pas krizës me të fejuarin, vajza e këngëtares u hodh në krah të një tjetër mashkulli, që u duk si një marrëdhënie e konsoliduar, për sa kohë edhe postoi foto e përqafuar me mashkullin misterioz.
Bukuroshja postoi dy foto me një djalë, të cilit i ka mbuluar fytyrën me një zemër. “Rreth natës së kaluar”, shkruante Marina në krah të fotos me djalin që e mbante përqafuar.
Në atë kohë, ajo kishte fshirë nga profili në “Instagram” fotot e saj me 40-vjeçarin, por fill pak këtij flirti, ajo u rikthye tek i fejuari edhe për një mundësi të dytë. Roxhersa dhe Alis Hysa i kanë dhënë fund për herë të dytë dhe duket se kjo ndarje s’ka qenë e lehtë.
Konfliktet dhe xhelozitë e vazhdueshme mes biznesmenit dhe 35-vjeçares kanë çuar edhe në mbylljen e këtij raporti, që është përfolur jo pak në media. Çifti shfaqej gjithmonë së bashku, duke shijuar edhe jetën e luksit, ku binin në sy pushimet. Marina shpesh ka publikuar foto me partnerin e saj, duke na lënë të kuptojmë për një dashuri të madhe mes tyre.
Të gjithë i kujtojmë pozat “hot” të dyshes në Dubai, ku shfaqeshin më të dashuruar se kurrë, duke shijuar luksin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Fejesa ishte familjare edhe në Shkodër, nga ku ishte me origjinë partneri i saj, Marina konsiderohej si nusja e familjes.
Nga ana tjetër edhe Eli Fara e përkrahte këtë histori. Në rrjetet sociale shpeshherë ajo komentonte plot dashuri për të bijën dhe për dhëndrin e shtëpisë.
OPERACIONI QË ZBULOI ÇIFTIN
Historia e çiftit u zbulua 2 vite më parë, kur ish-i fejuari i Marinës u arrestua nga policia dhe vajza e këngëtares u procedua pikërisht për ndihmën që i kishte dhënë. Marina Fara u procedua pasi u faktua se kishte ndihmuar të arratisen dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, një ndër ta partneri i saj.
Lidhja e Alis Hysës me modelen Marinën ka bërë që dje policia të mësyjë dhe në shtëpinë e saj për kontroll. Nga kontrolli në shtëpi nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Në përgjimet e bëra nga prokuroria ka dalë se Marina ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, Alis Hysën.
Vajza e këngëtares ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me Alis Hysën, madje në një rast Marina e ka ndihmuar Hysën dhe t’i largohet policisë. Alis Hysa qenë duke u ndjekur nga policia, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte bashkë me një person tjetër, po transportohet një sasi e madhe lënde narkotike.
Por sapo ka vërë re se makina e tyre po ndiqej nga policia, Alis Hysa dhe shoku i tij e kanë braktisur atë dhe janë larguar për disa minuta në këmbë. Në një moment, siç ka dalë në përgjime, Alis Hysa ka marrë në telefon të dashurën e tij, Marinën, e cila e ka marrë me makinën e saj bashkë me shokun dhe i ka larguar nga vendngjarja.
Kush është 40-vjeçari, që i rrëmbeu zemrën vajzës së këngëtares
Alis Hysa, vëllai i ish-kampionit të boksit, Nelson Hysa, ishte mes personave të arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Përmetit, pasi u kap në përgjimet e dosjes “Mezhgorani”.
Alisi është me orgjinë nga Shkodra dhe njihet si një biznesmen në fushën e hoteleve në këtë qytet, por jo vetëm. Lidhja e tij me vajzën e këngëtares ka nxjerrë në pah jetën e luksit që ai bën, duke i ofruar të njëjtin luks edhe të fejuarës së tij. 40- vjeçari ka qenë edhe më herët në lidhje me vajza të njohura të “showbizz”-it.
Fiksimi i Marinës me shkodranët dhe fejesa që zgjati 1 javë
Duket se Marina Fara ka një fiksim për djemtë nga Shkodra. Në vitin 2017, ajo pati një fejesë të shkurtër me një tjetër biznesmen Edi Ismaili. Fejesa që zgjati vetëm një javë u pasqyrua gjerësisht në media, pikërisht për kohën e pakët që ky çift ndenji së bashku.
Në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku kishin bërë publike fotot në çift dhe unaza, ata kanë hequr të gjitha fotot dhe madje vendosën “single” në statusin e tyre.
Nuk dihet përse janë ndarë dy të rinjtë, por Edi Ismaili u përfol për lidhjet e tij të mëparshme me personazhe publikë. Mesa duket, bukuroshja është penduar për vendimin e fejesës, që pak javë më parë ishte ndër më të përfolurat.