TIRANE – Pamjet nga videoklipi i këngës “E nxonme” i rreth 2 viteve e gjysmë më parë e nxisin më shumë mendimin se historia mes Getoarit dhe Marinës është më e vjetër seç mendonim.
A t’ia ketë kushtuar Marinës këtë këngë reperi i famshëm nga Kosova?

Bëjmë të ditur se moderatorja shqiptare, para se të shfaqej krah Getit, ka pasur një marrëdhënie të gjatë, që prej adoleshencës, me një futbollist, emrin e të cilit nuk e ka bërë kurrë të ditur. Ajo gjithmonë ka dashur ta ruajë jetën private larg aparateve fotografike, gjë që sot nuk e bën më,
Por le të kthehemi te kënga “E nxonme”. Me kë ju ngjan vajza në foto?

Nuk është Marina, të jemi të qartë, ama… i ngjan shumë!
Po në këtë momentin tjetër?
E pra, detaje këto që na bëjnë të mendojmë se personi të cilit i janë kushtuar këto rreshta është pikërisht Marina, në atë periudhë ende në një marrëdhënie tjetër! Ta ketë zgjedhur vallë me qëllim Geti vajzën e klipit, aq të ngjashme me bukuroshen shqiptare?

Nuk mund ta themi me siguri, ama kjo është një shenjë tjetër që na bën ta mbështesim idenë tonë të kaluar, se Getoari-Marina është një histori më e komplikuar seç mendonim, e ndoshta e nisur si “një histori e ndaluar’!(blitz)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: