TIRANE
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Ata shpesh në media janë aluduar për një ndarje, por së fundmi moderatorja bukuroshe e ka hedhur poshtë lajmin për një ndarje.
Ylli i ekranit ka qenë e ftuar së fundmi në një nga rubrikat në “Portokalli”, ku edhe është ngacmuar për jetën personale.
Moderatorja u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se jo vetëm njeh por edhe fle me të. Më pas, aktori me humor tha: ”Epo bashkë qenkan se na plasën”.
Dyshja janë së bashku që shumë vite dhe tani kanë edhe një vajzë të quajtur, Marget. Gjithashtu prej shumë kohësh jetojnë dhe veprojnë në Tiranë, secili me angazhimet e tyre.