Mario Balotelli nuk fshihet dhe ka “kërcënuar” direkt kampionët e Francës, Parisin. Pjesë e Nicë që për momentin ndodhet në krye të kampionatit, sulmuesi gjen kohë dhe sfidon “parizienët” që pas shumë vitesh nuk ndodhen më në krye të Ligue 1, madje sipas Balotelit kështu do të jetë deri në fund të sezonit. Parisi ndodhet 3 pikë larg Nice dhe për këtë Balotelli shfrytëzoi rastin për të publikuar një video në Instagram.

#oublierpas ????? Bonne nuit! Good night ✌?✌?

A video posted by Mario Balotelli???? (@mb459) on


Duke huazuar të famshmen “Ici c’est Paris” (Ky është Parisi) teksa po ecte në rrugët e kryeqytetit francez, Balotelli thotë: “Mos harroni, në krye është akoma Nice.” Por me siguri që nuk do të ketë qenë aq i lumtur kur komiteti i disiplinës e ka dënuar me dy ndeshje larg fushave pas kartonit të kuq të marrë më 21 dhjetor kundër Bordeaux. Ky ishte pezullimi i parë në Francë për ish-lojtarin e Inter, Milan dhe Manchester City.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb