TIRANE – Ai nuk e ka mohuar kurrë origjinën shqiptare dhe e tregon atë me krenari sa herë që i jepet mundësi. Prandaj dhe është mjaft i dashur në Shqipëri, veç talentit të tij të padiskutueshëm. E kemi fjalën për Marion, make-up artistin me origjinë shqiptare, i cili është edhe grimieri personal i Kim Kardashian.

Ai u bë i famshëm pas shprehjes së Kim Kardashian “Sa bukur Mario” e cila u bë virale. Por Mario dhe shoë girl –ja amerikane janë edhe dy miq të ngushtë përveçse dy bashkëpunëtorë të mire. Ata kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe thuajse janë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Ndërkohë me rastin e ditëlindjes së grimierit shqiptar, Kim e ka uruar në “Instatory” me disa foto me të, duke i bërë edhe një urim të veçantë. Disa prej fotove janë bërë shumë vite më parë, që do të thotë se marrëdhënia e tyre shoqërore dhe profesionale zgjat prej shumë kohe.

Mario punon nderkohë edhe me personazhe te tjerë të njohura të shoëbizit, siç janë Jenniffer Lopez, Chanel Iman, Chrissy Teigen etj. Puna e tij është publikuar edhe në revistat me të njohura botërore, sikurse revista me prestigjioze e modës. Pak kohë më parë ai erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në një event, ku shprehu publikisht krenarinë për origjinën e tij shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb