VLORË

Mario nga Vlora sërish në fokus të mediave, kësaj here për shkak të mikut të tij. Gjykata e faktit në Vlorë ka përcaktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Romarjo Aliraj dhe Arben Veliko, të cilët akuzohen se inskenuan ngjarjen e datës 12 maj, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj automjetit në të cilin lëvizte i riu Aliraj, një automjet tip “Golf”. Por diçka ka ndodhur në nisje të seancës.

Fillimisht u raportua se ndaj Aliraj u krye atentat, por fakti që ndaj tij ishte qëlluar me rreth 20 plumba dhe nuk pati asnjë lëndim, shtoi dyshimet e policisë së Vlorës.
Tre ditë më parë Aliraj u arrestua për ngjarjen, ndërsa së bashkuam me të edhe Arben Veliko, 51 vjeç, një biznesmen në fushën e ndërtimit në Vlorë, pasi kishin inskenuar gjithçka me qëllim për të përfituar azil në një nga vendet e BE-së.

Ndaj tyre rëndonin akuzat “Kallëzim i rremë”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largim nga vendqëndrimi”.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Cela, ndërsa prokuror i çështjes ka qënë Alfred Salih. Ky i fundit ka kërkluar masën e sigurisë “Arrest në burg”, kërkesë e cila është lënë në fuqi nga gjykata e faktit në Vlorë.

Kërcënohen gazetarët në sallë
Por diçka e pazakontë ka ndodhur në nisje të seancës. Në momentet e pritjes së nisjes së seancës gjyqësore, kur Aliraj dhe Veliko kanë hyrë në sallë, në një moment Veliko ka kërcënuar gazetarët që ndodheshin për pak minuta në sallë. Ai mori tabelën ku shkruhet “i pandehuri” për të qëlluar gazetarët dhe operatorë, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.
“Hajde se ju llafos unë kur të dal, plehra”, ishte shprehja e kërcënimit të Velikos ndaj mediave. Megjithë ndërhyrjen e policisë deri në daljen nga salla të mediave, situata nuk ka qenë aspak e qetë. Shihni momentin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb