TIRANE – Mariza Ikonomi është ndër të paktat këngëtare që ka arritur të fitojë vëmendjen e publikut jo me skandale apo foto provokuese, por me talentin e saj në muzikë.
Untitled-1
Në një intervistë pak kohë më parë, Mariza e shprehu hapur që moderatori me të cilin ajo do dëshironte të martohej është Isli Islami. Por këngëtarja shqipatre nuk u ndal me kaq dhe ditën e djeshme e ftuar në “Thumb” i ka propozuar për martesë Islit.

Madje, teksa po jepte intervistën, duke qeshur, Mariza hoqi një prej unazave që kishte në gisht dhe improvizioi një propozim martese për Islin. Edhe pse ajo pranoi se po bënte shaka, sërish i mëshoi faktit se Isli është vërtetë djalë i mirë dhe nga ata të cilët është me fat t’i kesh në krahë. Nuk na mbetet gjë tjetër veç të presim përgjigjen e Islit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: