TIRANE

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka humbur një person të shtrenjtë në familje dhe bëhet fjalë për xhaxhain e saj, Gim Ikonomi.

Ka qenë vet artistja që ka bërë publik lajmin e hidhur, përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një video me disa momente të bukura me xhaxhanë e saj.

“Babai im i dytë“, e quan këngëtarja xhaxhanë e saj, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Bashkangjitur postimit të saj, Mariza shkruan.

“Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi që janë kthyer në një oqean dhimbjeje. Ti ishe engjëlli im mbrojtës , xhaxhai më i mirë në Botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë, njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu siç ka qenë e gjithë jeta jote. Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pa fund. Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor. Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë te qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë Xhaxhai im më i mirë në Botë. Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë, por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua.
Më ka marrë malli shumë që tani…
Çau Bello ,mio grande amore!”, e ka mbyllur dedikimin këngëtarja e dashur e të gjithë shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: