TIRANE

Përtej energjisë së gjithë të rinjve fermer në Fermën Vip, punëve të përditshme por edhe argëtimit, edhe për shkak të moshës, ajo që veçohet prej të tjerëve është aktorja e humorit Marjana Kondi.

Përfshirja në atmosferën e fermës, që nga punët me kafshët, mirëmbajtja e shtëpisë por edhe gatimin, e ka bërë aktoren Marjana Kondi të jetë në vëmendjen e të gjithë fermerëve, herë duke e konsideruar si nënën e tyre, siç është shprehur Dijonisi dhe aktori Alban Bogdo, por edhe duke e konsideruar si shoqe.

Natyrshmëria me të cilën ndan bisedat, këngët apo kërcimet e ta, është e njëjtë me ato që Marjana bën në përditshmërinë e saj jo vetëm në fermë, por edhe në shtëpi, gatimin. Jo pak herë fermerët e kanë komplimentuar për entuziazmin dhe energjinë me të cilat aktorja mbush jo vetëm fermën por edhe ekranin e televizorit.

Bashkëjetesa me fermerët e tjerë, përshtatja me ta, kanë bërë të mundur që të gjithë të njohim një anë tjetër të aktores që, nëse nuk do të kishte bërë zgjedhjen për të hyrë në Fermën Vip, nuk do ta kishim njohur. Fenomen ky që ka ndodhur edhe me fermerë të tjerë, falë transmetimit 24 orë në dy kanalet e dedikuara të Fermës Vip, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 në platformen Tring!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: