Ish-deputeti i PS, Mark Frroku, i arrestuar për konfliktin e ndodhur dje në Kepin e Rodonit, është bërë padashje çështje diskutimi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Financave dhe Ekonomisë.

Teksa kryetari i komisionit po diskutonte mbi pikat e rendit të ditës, i është drejtuar deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “zoti Frroku”.

Ky i fundit i është kthyer me batutë duke i thënë ‘s’jam Frroku, jam Gjini… Frroku është në…’.

Më tej Shalsi me humor ka tentuar ta rregullojë duke i thënë: Frrok Gjini pra.

Pjesë nga diskutimi:

Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? …. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar

Gjini: Deri në 2022 o vëlla

Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku

Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…

Shalsi: Frrok Gjini pra… (buzëqesh)

BalkanWeb 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb