*Berisha nuk më nxjerr dot nga parlamenti, mandatin ma ka dhënë populli-
*Qeveria nuk ka pasur shantazhe ndaj meje-

TIRANE-Deputeti kristian demokrat, Mark Frroku pasi ka dalë nga salla e parlamentit ku Kuvendi vijon punimet ditën e sotme, ka komentuar për mediat akuzat e deputetit Sali Berisha bërë ndaj emrit të tij, cështjen ‘Doshi’ si dhe dokumentin top secret të Policisë së Shtetit. Frroku preferoi të përgjigjet në vetën e tretë rreth pyetjeve në adresë të tij.

Zoti Frroku, lidhur me cështjen ‘Doshi’ ju keni mohuar akuzat që Doshi ka bërë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Emri juaj është lakuar dhe për një trafikant në makinë, kurse Berisha sot iu akuzoi si një person kriminel dhe se qeveria ka fytyrën tuaj….

Unë vijoj punën time si parlamentar. Dëgjova llafet e Berishës, mandatin ma ka dhënë populli dhe as Berisha dhe asnjë tjetër nuk më nxjerr nga parlamenti dhe unë i nënshtrohem ligjeve të këtij vendit.
Në lidhje me cështje Doshi, unë kam bërë deklaratën time në Prokurori së cilës i qëndroj pikë për pikë dhe se nuk kam gje për të thënë rreth saj…

Normalisht unë thashë se Mark Frroku i nënshtrohet cdo ligji të këtij vendi dhe institucioneve zyrtare iu jam përgjigjur sa herë ato kanë pasur thirrje ndaj meje.
Sa për dokumentin e Policisë së Shtetit, nuk kam pasur asnjë të kërkuar në makinën time.

A jeni ndaluar ndonjëherë nga policia?

Unë nga policia mund të jem ndaluar dhe 10 herë se policia ka punën e vet dhe ndodh që të ndalon dhe nga një postbllok dhe këtë bën policia, por nuk kam pasur në asnjë rast asnjë trafikant në makinën time. Nëse do kisha një trafikant në makinën timë policia duhet t’a kishte arrestuar

Keni pasur oferta për t’u larguar nga koalicioni qeverisës?

Mark Frroku vazhdon punën e tij si parlamentar, ka pasur deklarata në qarkullim sikur unë kam pasur oferta, por Mark Frroku nuk shitet dhe as blihet.

Ju janë bërë shantazhe?

Po ju them që Mark Frroku nuk i nënshtrohet asnjë lloj shantazhi.

Po qeveria?

As qeveria nuk ka pasur asnjë lloj shantazhi ndaj meje. Shantazhi është bërë nga krerët e lartë të opozitës që nuk dua ti komentoj…

Dje takuat zotin Doshi, cfarë biseduat me të?

Po është e vërtetë që e kam takuar dhe pata një bisedë me Tom Doshin, por ashtu sic e bëra të ditur dhe dje, u diskutua cështja e një biznesi që kemi të përbashkët
Nuk pranoni asnjë nga deklaratat që ka bërë z Doshi se ju e keni njoftuar mbi atentatin që po i bëhej atij?

Mark Frroku i përmbahet për për pikë deklaratës që kam dhënë në prokurori sepse ajo është e vërteta dhe nuk kam asnjë gjë për të thënë

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: