TIRANE- Pedagogu Mark Marku ka sqaruar sot në komisionin e Medias akuzuat e artikuluara pak ditë më parë ndërsa pedagogët e Filologjikut ishin në grevë.

Ai thotë se i qëndron akuzave, madje shton se jo vetëm njëherë, por policët kanë ardhur dy herë për të bërë presion tek Filologjiku.

“Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin. Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit”,-tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: