Industrialisti Alfred Marku i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Dritare me Rudinën” iu ankua ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi për rritjen e informalitetit.

Alfred Marku: Unë sot më vjen zor t’i dal babait para, familjes se iu thashë do hapim një baxho, do prodhojmë djathë. Kam tre muaj në baxhon time, po e mbaj me humbje pasi është rritur informaliteti në mënyrë skandaloze.

Bledi Çuçi: Kjo është çështje tjetër, hajde bashkohemi të rregullojë situatën.

Alfred Marku: Sot ka rënë çmimi i djathit në 240 lekë, unë fermerit nuk ia blej dot më pak se 45 lekë qumështin.

Bledi Çuçi: Do ja blesh me 38 pra, se do ju rimbursohet 10 lekë atyre.

Alfred Marku: Po nuk ma shet fermeri o zotëri, nuk ka besim. Unë të pres në Lezhë të shikosh situatën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb