Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku thotë se Vlora është qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend.

“Rrethi me kriminalitetin më të lartë është Vlora. Kriminalitet të lartë paraqet Shkodra, Elbasani dhe qytetet e tjera më pas”, u shpreh Marku në “Open”. Por edhe qyteti më pak i sigurt në Shqipëri, është Vlora. “Nuk mund ta them arsyen se pse. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ka shumë faktorë”, tha ajo e pyetur se pse Vlora ka këtë pasiguri.

Teksa ndalet tek Shkodra, Marku tha se ka pasur bashkëpunim të mirë midis policisë dhe prokurorisë. “Ka një koordinim mjaft të mirë të punës. Unë preferoj të qëndroj tek rastet e zbardhura, raste të pazbardhura do të ketë. Vrasja e fundit u zbardh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb