Drejtori i Interit, Beppe Marotta,  konfirmoi se së shpejti klubi do të ketë një njoftim për Diego Godinin. Marotta nuk ka lënë pa thumbuar edhe ‘Zonjën e Vjetër’ pas disfatës ndaj Atletiko Madridit 2-0 në Ligën e Kampioneve.

“Jam i lumtur, ne jemi në një fazë shumë të avancuar në negociata dhe ishte mirë ta shihnim Godinin duke shënuar dje. Sa për pjesën tjetër, le të themi se jam shumë optimist dhe besoj se do të jemi në gjendje të bëjmë një njoftim zyrtar shumë shpejt”.

Por nëse Godin është afër nënshkrimit mt Interin, atëherë e ardhmja e Icardi në klub mbetet në dyshim.

“Nuk e dimë kur do të kthehet Icardi, ju në media duket se dinë më shumë se ne. Ne jemi duke pritur dhe nuk kam asgjë për të shtuar në atë që tashmë është thënë. Ne shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Marotta.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: