PSG u mposht 1-0 nga Bayern, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Mbrojtësi i skuadrës franceze, Marquinhos, pati pakënaqësi për arbitrimin.
“Në rastin e golit kam pyetur arbitrin (Kovacs) çfarë po ndodhte sepse një lojtar po bllokonte portierin (Safonov). Nuk po interesohej për topin, portieri nuk mund të bëjë asgjë në këto situata. U munduam të largonim topin, por nuk ia dolëm. Vitin e kaluar u dëmtuam në Dortmund nga arbitri, këtë vit ka ndodhur përsëri.
Nuk na pëlqen të flasim për arbitrin, por na e ka bërë gjithçka më të vështirë. Çdo situatë e dyshimtë ishte në favor të Bayern-it”,- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)