TIRANE

“Kemi patur momente që kemi heshtur, madje deri në 2 ditë..”-thotë aktori Romir Zalla. Në edicionin e “Dikush” në “Gsh.al” me Anilda Kaçaçin, Romirit i kërkohet të pyesë bashkëshorten e tij, Suela Bakon për të gjitha heshtjet që ai ka marrë si përgjigje prej saj në jetë.

“Jemi grindur për diçka, unë me tipin që kam gjithmonë i zgjidh duke heshtur. Po e bukura është se edhe Suela ma kthen me heshtje…” -vazhdon Romiri me batuta komike.

Ata janë një familje, me dy fëmijë të këndshëm e të talentuar, Kaltra dhe Hermes, ndërsa ne imagjinojmë se sa humor shkaktohet kur merren vesh pa folur asnjë fjalë.

Në shtëpinë e tyre duhet shkuar pikërisht në këto raste, aq më tepër që mësuam se Romiri nuk merr vesh fare nga gatimi ndërsa Suela kujdeset edhe për çdo defekt të vogël që ndodh në banesë, përveç telefonatave për larjen e tapeteve që janë ekskluzivitet i Romirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb