GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 20-vjeçar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit: Neritan Pula, 20 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen G.C , 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Marrëdhënie seksuale me të mitur’’ parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: