TIRANË

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Tiranë Sekretarin e Shtetit të Atit të Shenjtë Papa Françeskut, Kardinalin Pietro Parolin.

Meta shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve.

“Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”, nënvizoi Presidenti Meta.

Ndërsa duke iu referuar vizitës së Kardinalit Parolin në Tiranë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë dhe i jep zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, sidomos në arsim dhe shëndetësi.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të dialogut, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit për të ardhmen europiane të rajonit.

Gjithashtu kreu i shtetit ka ndarë me miqtë në “Facebook” momentet e takimit me  sekretarin e Papa Françeskut, ku mes tjerash shkruan: “Kënaqësi të mirëpres në Tiranë Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit sot më të forta se ku”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb