Kryeministri Edi Rama nga Shkupi tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë më të mira se kurrë.
Po ashtu ai foli edhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se rruga e tyre ka qenë e vështirë, e duke shtuar se po kështu ka qenë edhe për vendin tonë.
Duke folur për Ballkanin e Hapur ka dhënë provat, teksa tha se “mjafton të shikoni shifrat e importeve dhe eksperteve që ka një rritje në lidhje me vitin e shkuar”. Po ashtu Rama tha se dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur, nuk duhet lejuar që të kthejë ndryshimet e kërkuara në arsye për t’u përçarë mes tyre.
“Më vjen mirë që me Maqedoninë e Veriut kemi hedhur themele të forta për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët.
Do të jetë një e ardhme në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve sot. Sot kur na ndajnë pak ditë nga Samiti i Be me vendet e rajonit tonë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që ky është një oportunitet për të nënvizuar forcën e bashkëpunimit tonë.
Për sa i përket pastaj aspektit të marrëdhënieve tona bilaterale ato nuk kanë qenë kurrë më mirë se sot, po japin rezultate konkrete. Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë prova në shifra, mjafton të shikoni shifrat e importeve dhe eksperteve që ka një rritje në lidhje me vitin e shkuar.
Për mua është një shenjë e potencialit të bashkëpunimit mes vendeve. Jemi tashmë si vende që negociojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku fati e desh që ne të bashkoheshim në dhimbje nga dashuria ndaj Evropës dhe indiferentizmin e saj ndaj nesh.
Tashmë jemi në një fazë tjetër që ka afirmuar përfundimisht se vendi ynë është në familjen evropiane dhe ky rezultat ka ardhur fal vendosmërisë tonë për tu martuar me hir apo me pahir me të dashurën tonë Evropa e bashkuar.
Integrimi në BE për ju ka qenë më e vështirë, po dhe për ne nuk ka qenë e lehtë. Tani ndryshmet e kërkuara në këtë rast për RMV dhe të dakordësuara më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’i kthejë në arsye për t’u ndarë mes vetes. Është në interesin tonë që ato të ndihen sa më mirë në vendin tonë dhe të mos ndjejnë dallim nga qytetarët e tjerë që janë, ata më kombësi shqiptare. Populli këtu është më i mençur sesa politikanët dhe nuk besoj se do ia falë kujt ligësinë dhe shtirjen kinse patriotike dhe marrjen peng të RMV ndërkohë që kapërcimi është epokal.
Nuk dua as ta mendoj se RMV mund të rikthehet në të shkuarën dhe të vetëizolohet.