Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

MEPJ shprehet se armëpushimi në rajonin e ndezur nga lufta është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, shkruan MEPJ në X.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb