TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut i është rikthyer sërish marrëveshjes detare me Greqinë. Berisha pohoi se Rama dy ditë më parë shpalli Artur Meçollarin, si patriot të vërtetë.

Ky i fundit është një prej negociatorëve të marreveshjes me Greqinë për çështjen detare, ndërsa është akuzuar nga opozita si ‘spiun’. Sipas Berishës, Rama nuk kishte hallin e Meçollarit, por të marrëveshjes së detit.

REAGIMI I BERISHËS
Marrëveshjen e shitjes së detit nga Rama dhe spiuni i tij patriot!
Te dashur miq, dy dite me pare Edvin Kristaq Rama shpalli para shqiptareve spiunin Artur Meçollari, qe ai perdori per faljen e detit, si patriot te vertet.
Ai nuk guxoi te mohonte dosjen e tij te spiunit por deklaroi se ai, spiuni i njohur, eshte patriot i vertet.
Me kete deklarate Rama nuk kishte hallin e Muçollarit por te marreveshjes se detit, me te cilen ai i fali Greqise fushat me te mbedha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe. Por natyrisht, kur si apatrid ke konsumuar aktin e tradhetise se larte kombetare, spiuni te duket lule, patriot e shkuar patriotit! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: