MAQEDONI

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo  përmes një komunikate të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur vendimin e Parlamentit grek, duke theksuar se ky vendim hapë rrugën që Maqedonia e Veriu më në fund të merr vendin e duhur në NATO dhe BE.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Parlamentit grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Liderët e Greqisë demonstruan vizion, guxim dhe këmbëngulje në rrugën e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për çështjen e emrit, gjë që do të lejojë që Republika e Maqedonisë së Veriut të merr vendi e duhur në NATO dhe BE. Shtetet e Bashkuara përshëndesin këtë mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb