Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë i ftuar, sonte në orën 21:00, në emisionin “Të Paekspozuarit”, në News24, përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.


Presidenti i ka komunikuar autorit të emisionit, Ylli Rakipi, se dëshiron dhe është i gatshëm të përballet në puntatën e ardhshme të emisionit “Të Paekspozuarit”, me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka paraqitur një sërë argumentash kundër idesë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.


Kjo është një ftesë e hapur dhe publike, që presidenti Thaçi i dërgon ish kryeministrit Berisha. Nuk dihet nëse ky i fundit do të përgjigjet pozitivisht.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb