Richard Grenell është nderuar në fund të Presidencës së Donald Trump me medaljen e ”Sigurisë Kombëtare”.
Grenell i cili kontribuoi drejtpërdrejt në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë duket se do e përmbyllë rrugëtimin me administratën e Trump me një medalje nderi.
Ishte pikërisht Trump ai që ia dha medaljen, teksa Grenell shkruan se Presidenti aktual i SHBA në detyrë nuk çeli asnjë luftë të re, por vetëm përdori diplomacinë për të sjellë paqe.
”Ky ishte një nder i madh – veçanërisht sepse erdhi nga Donald Trump i cili ka përdorur diplomacinë për të sjellë paqe në botë. Ai nuk ka filluar luftëra të reja, solli trupat amerikane në shtëpi, ndërtoi ushtrinë amerikane – dhe ende nënshkroi marrëveshje paqësore.”- shkruan Grenell.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)