SHKUP- Zona e qendrore e qyteti të Shkupit u bllokua përsëri pasditen e sotme, pasi një grup i vogël qytetarësh dolën për të shprehur revoltën e tyre kundër marrëveshjes për emrin.

Protestuesit kanë ecur drejt sheshit të qytetit, dhe kanë brohoritur kundër vendimit për ndryshimin e emrit, si dhe i kanë dalë në përkrahje Presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov.

Rrugët janë të bllokuar deri në “Tregun e Gjelbër”, ku ka patur prani të shtuar policore.

Ministria e Brendshme theksoi se nëse qytetarët kanë nevojë të kalojnë nëpër qendrën e qytetit, ata do të duhet të përdorin rrugët anësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb