Alfred Lela, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ai u shpreh se me vendimin e marrë duke mos kundërshtuar paktin, Gjykata Kushtetuese është kthyer në aneks qeveritar.

Sipas tij ky është shqetësimi më i madh, ndërsa theksoi se po shqetësuese është “gatishmëria për të mos u pajtuar me organizatat ndërkombëtare”.

Lela nënvizoi se vendimi i GJK hap një precedent duke thënë se Rama në Gjermani “flirtoi” me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje.

“GJK është kthyer në aneks qeveritar, ky është shqetësimi më i madh. I dyti është kjo gatishmëria për të mos u pajtuar me organizatat ndërkombëtare dhe ato që lidhen me infrastrukturat ku ne duam të jemi pjesë. Shqetësimi i tretë është se vendimi i GJK krijon një precedent. Rama para disa ditësh flirtoi në Gjermani me idenë e marrjes së disa refugjatëve edhe nga atje. Ky vendim i hap rrugën edhe një serie të dytë apo të tretë”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb