SERBI

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, është shprehur se askush nuk mund të parashikojë se kur do të arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës, pavarësisht se disa politikanë perëndimorë e shohin këtë marrëveshje si të “kryer”

Kreu i diplomacisë serbe në një intervistë për “Blic”, është shprehur se edhe nëse arrihet kjo marrëveshje “nuk është me rëndësi se kush e nënshkruan”.

“Disa politikanë perëndimorë marrëveshjen po e paralajmërojnë si punët ë kryer, por nuk e di se ku e bazojnë ata këtë. Bisedime thelbësore ende nuk ka edhe pse viti tashmë filloi. Ne nuk nxitojmë, më mirë që në fund të kemi zgjidhje cilësore që do t‘i përballojë rrjedhës së kohës e që do ta respektojnë të gjithë, sesa ta respektojmë kalendarin e ndokujt”, ka deklaruar Daçiç.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: