TIRANË 

Qeveria shqiptare kërkon zyrë avokatie të huaj për monitorimin e marrveshjes me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Kjo kërkesë e qeverisë vjen tre javë pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit të rreth 10 mln eurove nga barku i avionit.

Në vendimin e publikuar, qeveria autorizon avokaturën e shtetit të kryejë procedurat për konsulencë ligjorë për marrveshjen me TIA-n. Kontraktimi i një studio ligjore avokatie të huaj do të bëhet përmes procedurave konkurruese. Avokatura e shtetit do të ngrejë një komision për procedurën e përzgjedhjes së avokatisë së huaj.

Kryetari i këtij komisioni do t’i dërgojë ftesë për ofertë zyrave më të njohura ndërkombëtare të avokatisë. E gjithë procedura e përgjedhjes së një konsulenti ligjor të huaj për të monitoruar marrëveshjen që qeveria ka lidhur me TIA-n do të paguhet nga buxheti i shtetit. Në përfundim të këtij verifikimi do të dalin dhe konkluzionet përkatese, nëse janë respektuar ose jo kushtet e kontratës.

Dy javë më parë, presidenti i China Everbright pati një takim në Tiranë me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila i ka kërkuar marrjen e masave shtesë për sigurinë e aeroportit, por ende nuk kanë kthyer një përgjigje nëse do t’i zbatojnë apo jo këto masa.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb