TIRANË

Pas arritjes së marrëveshjes për ndërtimin e shkollës së re në Kodër-Kamëz midis Bashkisë Tiranë, Universiteti Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka reaguar edhe Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka përshëndetur vendimin e UBT-së, i cili vendosi të mos bëhet faktor pengues për vijimin e ngritjes së shkollës, në vendin ku studentët kryenin më parë praktikat mësimore. Këtë veprim Veliaj e quajti si triumfin e arsyes mbi histerinë politike.

“Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”-shkruan Veliaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb