TIRANE

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së aleatëve të opozitës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një dalje për media e cilësoi rezistencën opozitare si një mënyrë për të luftuar padrejtësinë.  Sipas Mediut, marrëdhënia e re e opozitës është një detyrë qytetarë për të penguar zgjedhje farse apo edhe shkatërrimin e institucioneve të vendit.

“Benjamin Franklin thoshte që kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë. Padyshim kjo marrëdhënie  e opozitës sot është një detyre qytetare për të penguar zgjedhje farse, shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucioneve kushtetuese të vendit. Ne si opozitë kemi këtu përpara sot në këtë marrëdhënje një raport të ri politik, po edhe një raport të ri elektoral. Është institucializimi i zgjedhjeve për të mos lejuar zgjedhje të manipuluar, shkatërrimin e institucioneve. Mendoj që është e drejta e çdo politikani për të siguruar të drejtën kushtetuese qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Zgjedhje do ketë vetëm kur qytetarët të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të ndershme.”-tha Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb