Eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, i ftuar në emisionin “Open” në News24, e ka cilësuar marrëveshjen 3 palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, mjaft të rëndësishme përsa i takon mbrojtjes.
Sipas tij, në aspektin ushtarak, Kosova është pjesë e një plani që përfundon në 2028 dhe një marrëveshje e tillë është tregues i qartë strategjik e politik.
“Marrëveshja e inkorporon Kosovën në një koncept më të gjerë të mbrojtjes, nëse zbërthehet më tej, kemi të bëjmë me kriminin e një batalioni, një qendre inteligjente etj.
Në aspektin politik ka patur reagime nga Serbia, si dhe kreu i NATO-s dhe presidenti Vucic e kanë përmendur në takim”, tha Shala.
Sipas tij, shqetësimi i Serbisë lidhet me aspektin buxhetor, pasi duke qenë lider në fushën ushtarake, me një buxhet mbi 2.2 mld, prishet balanca ushtarake.
(Balkan Web)