Deputetja Mimi Kodheli, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, e pyetur në lidhje me votat e nevojshme për “Amnistinë Penale” dhe se sa ka ndikuar kjo në një marrëveshje opozitë-mazhorancë, tha se fillimisht priten vendime politike të grupeve përkatëse.
Ajo shtoi se fillimisht historia botërore njeh shumë histori të marrëveshjeve të tilla dhe se rasti i Shqipërisë nuk është i vetmi.
“Gjithcka që është në tryezën e parlamentarëve është aty për tu diskutuar. Historia njeh shumë marrëveshje të tillë jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Për disa gjëra mund të jemi dakord për disa jo, kjo është demokracia.
Nuk di t’ju them se cfarë do të ndodhë me Amnistinë, do ketë vendime të grupeve respektive parlamentare dhe më pas do të vijojmë me votimin. Nukl kemi mbledhur grupin për të marrë një vendim të tillë. Në momentin që projektligji do futet në seancë atëherë mblidhet grupi dhe merret vendimi politik respektiv për gjithcka që do të miratohet të enjten.
Do shohim se cfarë do të ndodhë”, tha ajo.